Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

Thellohet skandali/ SHISH përgjoi familjarë të prokurorëve të SPAK

90 minutat e qëndrimit në të njëjtën sallë e kryeministrit Edi Rama me kreun e Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho nuk ishin aq të qeta sa u përpoq të tregonte deklarata që nxori pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, zyra e shtypit e Bajram Begajt. Në takimin e së hënës që vetë Rama e kërkoi nga SHBA, pas skandalit të pandodhur më parë, të vënies në shërbim të krimit të organizuar të vetë shefes së Shërbimit Informativ të Shtetit, Presidenti kishte ftuar edhe kreun e SPAK, Klodian Braho. Ato që shprehu publikisht që në Rinas, për mënyrën e trajtimit të Vlora Hysenit duke kërkuar masë arresti për shefen e shërbimeve sekrete në detyrë, duket se Rama i ka shprehur edhe në mbledhjen e zhvilluar...