Thellohet përplasja për rregulloren e re! Avokatët nuk tërhiqen nga bojkoti, GJKKO i gjobit

Thellohet përplasja për rregulloren e re! Avokatët nuk tërhiqen nga bojkoti, GJKKO i gjobit

Përplasja mes avokatëve dhe GJKKO-së për rregulloren e re ka kaluar te gjobat. Mbi 10 avokatë janë ndëshkuar me nga 50 mijë lekë pasi vijuan bojkotin e seancave gjyqësore. Vendimi është marrë gjatë procesit ndaj Lulzim Berishës, Emiljano Shullazit dhe të pandehurve të tjerë për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut. Në seancën ku SPAK pritej të lexonte pretencën, avokatët e të pandehurve nuk u ulën në vendet e rezervuara për mbrojtjen, por qëndruan në pjesën e sallës të përcaktuar për publikun. Me këtë veprim ata iu përmbajtën vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë për bojkot pa afat, të ndërmarrë në shenjë kundërshtimi ndaj rregullores së re të GJKKO-së. Avokatët pretendojnë se rregullorja është antikushtetuese dhe krijon pengesa në ushtrimin e...