Thellohet konflikti, FIFA akuzon UEFA për përhapjen e lajmeve të rreme rreth Infantino
29 Shtator 2026 10:10 Telesport Në një letër dërguar një gjykate në Florida, FIFA akuzon UEFA se ka orkestruar një “fushatë dezinformimi” lidhur me planin e Gianni Infantino, të tërhequr më pas, për të hapur rrugën për investime nga kapitali privat. Organi drejtues botëror i futbollit u kërkon gjykatave amerikane ta refuzojnë kërkesën e UEFA për qasje në dokumentet që lidhen pikërisht me atë projekt. Sipas FIFA-s, UEFA synon të “ndikojë” në zgjedhjet presidenciale të planifikuara për vitin e ardhshëm. “Pa asnjë bazë, UEFA pretendon se Infantino kërkonte të përfitonte personalisht nga propozimi”, thuhet në deklaratë.
Burimi:
telesport.al