Thellohet hetimi, dosja ‘në duart’ e SPAK! 3.6 mld lekë të zhdukura nga Posta e Durrësit
Elisabeta Mataj DURRËS-Hetimet për zhdukjen e rreth 700 mijë eurove nga filiali i Postës Shqiptare në Durrës kanë marrë një tjetër drejtim. Një ditë më parë (18 nëntor) ZËRI raportoi se Prokuroria e Durrësit shpalli moskompetencën dhe dosjen ndaj ish-drejtoreshës së Postës, Elisabeta Mataj, dhe dy ish-vartësve e kaloi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). SPAK ka regjistruar procedimin penal për këtë çështje, duke shtuar edhe veprën penale të “grupit të strukturuar kriminal”. Dyshimet e Prokurorisë janë se në skemën e vjedhjes mund të jenë përfshirë edhe ish-zyrtarë, të cilët aktualisht gëzojnë imunitet parlamentar. Por veç shumës prej 69 milionë lekë të rinj, të parashikuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale në degët e Postës në Shijak dhe Krujë, të cilat nuk janë arkëtuar, auditi...
Burimi:
zeri.ai