“The Lost Ones of Santa Chionia”, një rrëfim letrar për kujtesën që nuk shuhet

“The Lost Ones of Santa Chionia”, një rrëfim letrar për kujtesën që nuk shuhet

Shkrimtarja amerikane Juliet Grames rikthen lexuesit në një fshat të izoluar të Kalabrisë, ku një zbulim i pazakontë nxjerr në pah histori të zhdukjes së emigrantëve, konflikte familjare dhe struktura të rrënjosura patriarkale. Romani i saj i ri, “The Lost Ones of Santa Chionia”, i botuar në vitin 2026 nga shtëpia botuese Folio Verlag, ndërton një histori që ndërthur misterin, krimin dhe kujtesën e emigracionit, duke sjellë një panoramë të shoqërisë rurale italiane të viteve ’60. Ngjarjet zhvillohen në Santa Chionia, një fshat i vogël malor në vargmalin Aspromonte, ku 27-vjeçarja Francesca Loftfield, e ardhur nga Filadelfia, mbërrin me synimin për të hapur një kopsht për fëmijë. Me prejardhje kalabreze, ajo shpreson që përmes këtij angazhimi të krijojë një lidhje me vendin e të parëve...