Thaçi kundër vendimit të Hagës, vjen reagimi i parë: Do ta apelojmë vendimin
Ekipi mbrojtës i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se do të ankimojë vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, përmes të cilit ai u dënua me 25 vite burgim. Në një deklaratë të bërë publike nga avokati kryesor Luka Mišetić, mbrojtja e Thaçit argumenton se aktgjykimi përmban, sipas saj, gabime ligjore dhe faktike, si dhe shkelje procedurale që, në vlerësimin e saj, kanë ndikuar në paanësinë e procesit gjyqësor. Përmes avokatit të tij, Thaçi ka falënderuar qytetarët e Kosovës dhe mbështetësit ndërkombëtarë për reagimet pas vendimit dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë dhe të reagojnë në mënyrë paqësore. Mbrojtja pretendon gjithashtu se gjatë procesit gjyqësor trupi gjykues ka tejkaluar, sipas saj, kufijtë e një qasjeje neutrale në administrimin e provave...
Burimi:
ntv.al