No Image Available

‘Thaçi kishte dijeni për krimet, Veseli mori pjesë dhe inkurajoi kryerjen e tyre’

Trupi gjykues konstatoi se Hashim Thaçi kishte dijeni për një numër të konsiderueshëm krimesh të kryera kundër personave të konsideruar kundërshtarë. Sipas gjykatësit Smith, pavarësisht kësaj dijenieje, Thaçi nuk ndërmori hapa për parandalimin apo ndëshkimin e krimeve. Trupi gjykues konstatoi se, përkundrazi, ai mori pjesë personalisht në krime. Smith tha gjithashtu se Thaçi përhapi ose ndihmoi në përhapjen e informacioneve të rreme për krimet, duke kontribuar në politikën e pandëshkueshmërisë. Trupi gjykues konstatoi se Kadri Veseli dha kontribut në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal dhe ishte anëtar kyç në realizimin e tij. Sipas gjykatësit Charles Smith, Veseli veproi së bashku me të akuzuarit e tjerë në zbatimin e këtij qëllimi. Trupi gjykues konstatoi se Kadri Veseli mori pjesë në kryerjen e krimeve dhe inkurajoi...