Thaçi dhe 3 ish-liderët e UÇK-së ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës, Komisioni Artistik-Kulturor miraton propozimin e Veliajt

Thaçi dhe 3 ish-liderët e UÇK-së ‘Qytetarë Nderi’ të Tiranës, Komisioni Artistik-Kulturor miraton propozimin e Veliajt

Komisioni Artistiko-Kulturor i Bashkisë së Tiranës ka miratuar propozimin për shpalljen “Qytetar Nderi” të Tiranës të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Propozimi është paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe është miratuar unanimisht nga anëtarët e komisionit. Nisma vjen në një periudhë të ndjeshme për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, të cilët po përballen me një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Sipas motivacioneve të propozuara, vlerësimi lidhet me kontributin e tyre në Luftën Çlirimtare të Kosovës, përfaqësimin politik dhe procesin e pavarësimit të Kosovës, si dhe me lidhjet e tyre me Shqipërinë dhe veçanërisht me Tiranën. Për Hashim Thaçin, motivacioni përmend kontributin në Luftën Çlirimtare të Kosovës,...