Teuta përmbys Tiranën në pjesën e dytë dhe i gëzohet fitores së parë. Bardheblutë në errësirë (video)

Teuta përmbys Tiranën në pjesën e dytë dhe i gëzohet fitores së parë. Bardheblutë në errësirë (video)

Teuta ka fituar 3-1 ndaj Tiranës në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e dytë në Abissnet Superiore. Në minutën e 5-të, ndalet ndeshja pasi ikën dritat në stadium. Ndeshja rifillon pak pak minutash. SHIKOMOMENTIN Një top i kthyer mbrapsht gabim nga Florjan Përgjoni, detyron portierin e Teutës, Paul Bernardoni, të kryejë një ndërhyrje të gabuar ndaj Drilon Hazrollaj. Arbitri kryesor i takimit tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Godet kroati Tomislav Kis, topi përfundon në rrjetë. Tirana në avantazh 0-1. SHIKOGOLIN Në mënyrë të habitshme, ikin sërish dritat në stadium dhe rikthehen pas disa minutash. Në minutën e 36-të, Muço Boçi provon të barazojë shifrat me një goditje të fuqishme nga distanca, por topi shkon ngjitur me shtyllën....