Teuta dhe Partizani komandojnë Superligën, Tirana mund kampionet e Pogradecit
Janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të Superligës në volejboll për femra, ku nuk munguan surprizat. Pogradeci kampion u mund 3-2 nga Tirana në ndeshjen e luajtur në “Fahrie Hoti”, duke u ndalur në kampionat pas më shumë se një viti (25-17, 23-25, 17-25, 25-21, 15-8). Teuta fitoi 3-1 ndaj Dinamos në Durrës (17-25, 26-24, 25-20, 25-20), një fitore me përmbysje e skuadrës vendase që e nisi jo mirë ndeshjen. Blutë synuan fitoren ashtu si në Kupën e Federatës, por në fund u detyruan të pranojnë humbjen. Pa probleme fiton Partizani, që në Farkë mundi 3-0 Lushnjën (25-10, 25-17, 25-11), ndeshje që u komandua nga kryeqytetaset në të trija setet. Pa probleme fiton edhe Skënderbeu, që në fushën e tij mposhti 3-0 Vllazninë (25-10,...
Burimi:
telesport.al