“Tetori Rozë”, fjongoja që na kujton se ndërgjegjësimi dhe kujdesi për kancerin e gjirit nuk njeh kalendar
“Trokitja” e ditës së parë të tetorit shënon një mesazh të rëndësishëm që shtrihet përgjatë gjithë muajit: ndërgjegjësim për kancerin e gjirit. Me nisjen tashmë të Tetorit Rozë, gratë dhe vajzat kanë një kujtesë të përditshme të mos lënë pas dore kontrollet e nevojshme mjekësore që i shërbejnë zbulimit të hershëm dhe trajtimit. Identifikimi i sëmundjes në kohë përmirëson prognozën e shërimit prej saj. Edhe pse vetëm 5–10% e rasteve të kancerit të gjirit janë të trashëguara, historia familjare e kancerit të gjirit duhet t’i nxisë gratë të ndërmarrin hapa proaktivë për të ulur rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundjeje. Faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë moshën e avancuar, obezitetin, aktivitetin e kufizuar fizik, konsumimin e alkoolit dhe përdorimin e disa trajtimeve hormonale pas menopauzës. Është...
Burimi:
kohajone.com