Testamenti i Betovenit: Sa të padrejtë që jeni kundrejt meje!!!

Testamenti i Betovenit: Sa të padrejtë që jeni kundrejt meje!!!

Testamenti i Ludwig van Beethoven- ja çka shkroi në të Vëllezërve të mi, Carl dhe (emri i Johanit mungon) Beethoven O ju njerëz, të gjithë ju që mua më mbani dhe më keni shpallur për armiqësor, kryeneç e mizantrop, sa të padrejtë që jeni kundrejt meje; ju nuk e dini të fshehtën time që ma gërryen shpirtin prej kohësh; zemra dhe mendja ime kanë qenë që nga fëmijëria të mbështjella nga ndjesia e dashamirësisë; ëndërroja të mbaroja vepra të mëdha që do të dilnin nga qenja ime, por ndaluni e kujtohuni se prej gjashtë vjetësh mua më ka kapluar një lëngatë e pashërueshme; e, kanë qenë madje edhe doktorët e pakujdesshëm ata që kanë përkeqësuar këtë lëngatë, duke më ushqyer me shpresa të rreme se...