Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Një sulm me dron ndaj një baze ushtarake në veri të Kolumbisë ka shkaktuar vdekjen e tre ushtarëve dhe plagosjen e të paktën 16 të tjerëve. Lajmi u konfirmua nga Forcat e Armatosura të vendit, të cilat bënë të ditur se sulmi ndodhi të shtunën në një bazë në Santa Rosa del Sur, një qytet i vogël në rrëzë të vargmalit San Lucas. Deri më tani, autoritetet nuk kanë identifikuar autorët e sulmit, i cili vjen në një kohë kur dhuna ndaj forcave të sigurisë po përshkallëzohet në disa zona rurale të vendit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë shtëllunga të mëdha tymi që ngrihen mbi bazën ushtarake pas tre shpërthimeve, ndërsa ushtarët shihen duke u strehuar në pozicione duke u mbrojtur me thasë...