“Territorialja” në Kuvend, Berisha: Do bëjmë gjithçka për të ndaluar miratimin, protesta pa simbole partiake
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka treguar prapaskenat e protestës së paralajmëruar para Kuvendit, teksa brenda në seancë pritet të votohet projektligji i PS për 'Territorialen'. Në një prononcim për mediat në hyrje të Kuvendit, Berisha deklaroi se protesta e sotme do të jetë pa simbole partiake, duke theksuar se është protesta e qytetarëve. Lideri i opozitës deklaroi po ashtu se nuk do të ketë 'rrjedhje votash' për projkeligjin e socialistëve, teksa theksoi se se do të bëjnë çdo përpjekje që mos të miratohet. "Opozita do të mbrojë deri në fund interesat e qytetarëve. Ne do të bëjmë çdo përpjekje që reforma të mos kalojë. Do t'u sqarojmë shqiptarëve se si shkelen interesat e tyre për karrigen e Ramës, se si Rama, para fundit...
Burimi:
zeri.ai