“Territorialja e pakonsultuar me Grupin”, Braçe i përgjigjet Ballës: S’më përjashtojnë dot ata që më gjetën në PS
Mbledhja e sotme e grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka shënuar herën e parë të diskutimit të reformës territoriale. Në një intervistë në ‘Studio Live’ në Report Tv, Erion Braçe zbulon për herë të parë këtë detaj, duke theksuar se po ndodh vetëm 3 ditë para votimit të reformës në Kuvend, që nuk e gëzon mbështetjen e tij. Ai shprehet se pavarësisht takimeve të herëpashershme të grupit, asnjëherë s’kanë marrë informacione lidhur me ndarjen e re territoriale, për të cilën sipas tij, s’ka pasur seriozitetin e duhur. Deputeti shpjegon se nuk ka pasur studim mbi projektligjin nga Komisioni i Ekonomisë, informim të deputetëve si dhe janë shkelur parimet mbi të cilat qëndron reforma. Erion Braçe: Mbledhja e parë e grupit parlamentar dhe është shumë vonë,...
Burimi:
javanews.al