“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

Shenjat se gjërat po shkonin keq për CDU-në nisën të bëheshin të dukshme që në orët e pasdites së djeshme. Rreth orës 16:00, në selinë e partisë të ngritur në hotelin Maritim në Magdeburg, nisën të qarkullonin diskutime për një “puç” të brendshëm politik. Në të njëjtën kohë, në Berlin u mblodh në mënyrë të jashtëzakonshme Presidiumi i CDU-së, në prani të kancelarit Friedrich Merz. Mbledhja e këtij organi të lartë të partisë zhvillohet zakonisht të hënën në mëngjes, çka ngriti pyetje mbi informacionet që drejtuesit e CDU-së kishin marrë për rezultatin elektoral. Kur dolën projeksionet e para, situata u bë e qartë. CDU-ja mori vetëm 18.5 për qind të votave, një rezultat dukshëm më i dobët se parashikimet dhe nën pragun psikologjik të 20...