“Tërmet” në Stamboll, lëshohen urdhër-arreste për 68 persona, mes tyre dhe nënkryetarë bashkie! Akuza për abuzime me tenderët dhe lejet
Një operacion është zhvilluar në orët e mëngjesit në Bashkinë e Bakırköy në Stamboll, në kuadër të një hetimi për dyshime për parregullsi në tendera dhe procedurat e dhënies së lejeve. Për 68 persona është lëshuar urdhër-arrest, ndërsa 56 prej tyre janë ndaluar, mes tyre gjashtë nënkryetarë të bashkisë, dy anëtarë të këshillit bashkiak dhe punonjës të institucionit. Sipas Prokurorisë së Bakırköy, dyshohet se në procedurat e prokurimit publik janë kryer shkelje që kanë shkaktuar dëm financiar për shtetin. Gjithashtu, pretendohet se pronarëve të bizneseve që kërkonin leje ushtrimi aktiviteti u janë kërkuar para në mënyrë të paligjshme, ndërsa procedurat për ata që nuk paguanin janë vonuar qëllimisht. Operacioni u zhvillua në të njëjtën ditë kur pritej që kryebashkiakja Ayşegül Ovalıoğlu dhe anëtarë të këshillit...
Burimi:
javanews.al