“Tërmet” në Premier League, Manchester City shpallet fajtor për 114 nga 115 akuzat, ja skenarët dhe masat e ndëshkimit të ‘Citizens’
Manchester City tronditet nga themelet. Klubi anglez është shpallur fajtor për 114 nga 115 akuzat e ngritura ndaj tij për mosrespektim të Fair Play Financiar të Premier League. Lajmi bëhet i ditur nga The Athletic sipas të cilës nuk ka ende një komunikim zyrtar dhe si rrjedhojë ndëshkimet e mundshme nuk janë përcaktuar akoma. Për momentin nuk përjashtohet asnjë opsion; nga rënia nga kategoria te një dënim i rëndë apo gjobë e madje edhe një përjashtim i mundshëm nga Premier League. Të gjitha mundësitë mbeten të hapura. Por sido që të jetë, pritet që Manchestet City të apelojë vendimin. Në këtë çast nuk ka një pozicion zyrtar nga ana e drejtuesve të Citizens që gjithsesi duket se e kanë komentuar në mënyrë formale situatën pikërisht...
Burimi:
javanews.al