“Tërheq këmbën” nga kartonët, Egnatia nuk përsërit gabimet e sezonit të kaluar – Balkanweb.com – News24

“Tërheq këmbën” nga kartonët, Egnatia nuk përsërit gabimet e sezonit të kaluar – Balkanweb.com – News24

Një nga detajet që nuk bie menjëherë në sy te Egnatia e këtij sezoni është disiplina në fushë. Pas pesë javëve të para, kampionët kanë marrë vetëm nëntë kartonë të verdhë dhe ende nuk kanë regjistruar asnjë karton të kuq. Shifrat marrin më shumë kuptim kur krahasohen me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, kur Egnatia kishte marrë 19 të verdhë dhe tre të kuq. Diferenca është e ndjeshme, nga 19 në 9 kartonë të verdhë dhe nga tre të kuq në asnjë. Një tregues që fl et për një skuadër që po e menaxhon ndryshe aspektin e dueleve dhe kontakteve fi zike. Kjo nuk do të thotë se rrogozhinasit kanë humbur agresivitetin apo intensitetin në lojë, por se ndërhyrjet po shoqërohen me më...