Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Tentuan të korruptonin policët pasi u kapën duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, procedohen dy persona në Durrës!

Shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit, gjatë monitorimeve intensive për identifikimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, si dhe për parandalimin e aksidenteve dhe për garantimin e parametrave të sigurisë në rrugë, ndaluan për verifikime automjetet që drejtonin shtetasit J. D. dhe G. M., respektivisht në rrugët “Shkozet-Durrës” dhe “Princ Topia”. Nga kryerja e testit, të dy këta shtetas rezultuan në efektin e alkoolit. Për të shmangur masën administrative, të dy tentuan të korruptonin punonjësit e Policisë, duke iu ofruar para. Në përfundim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. D., 41 vjeç, banues në Fier dhe G. M., 48 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për...