Tentativa ndaj email-it të Dumanit/ SPAK tenderon 650 mijë euro për mbrojtjen kibernetike

Tentativa ndaj email-it të Dumanit/ SPAK tenderon 650 mijë euro për mbrojtjen kibernetike

SPAK ka hapur procedurën e prokurimit për blerjen e sistemeve të reja të sigurisë kibernetike, me një fond limit prej 64.6 milionë lekësh, rreth 650 mijë euro. Procedura, me objekt “Sisteme për sigurinë kibernetike”, është shpallur më 5 tetor, ndërsa kompanitë e interesuara kanë afat deri më 5 nëntor për të dorëzuar ofertat. Investimi vjen pas incidentit të sigurisë kibernetike ku u vunë në shënjestër llogaritë elektronike të disa prokurorëve të SPAK. Në të njëjtën çështje është raportuar edhe për një tentativë ndërhyrjeje në email-in e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani. Sipas raportimeve, nga incidenti u nxorën të dhëna, ndërsa SPAK ka deklaruar se nuk janë cenuar dosjet hetimore apo sistemet e brendshme të institucionit. Në kuadër të hetimeve për ndërhyrjet e dyshuara...