Tensionet në rritje, NATO e alarmuar nga sulmet ruse në Detin e Zi! Dislokon avionë patrullimi dhe dronë në krahun lindor të Evropës
Pas shtatë sulmeve ndaj anijeve të transportit të mallrave pranë vendeve anëtare të NATO-s, Rumanisë dhe Bullgarisë, muajin e kaluar, aleanca ushtarake e udhëhequr nga SHBA-ja njoftoi se do të dislokonte avionë patrullimi detar, radarë dhe dronë për të përforcuar krahun e saj lindor në Detin e Zi, raporton “Reuters”. Tri ditë më vonë, më 23 tetor, një tjetër anije u godit pak jashtë ujërave territoriale rumune. Ndërsa javën e kaluar, një anije greke transportuese kontejnerësh u fundos nga dronë detarë në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë. Sulmet e pandërprera tregojnë se si lufta detare në përshkallëzim mes Rusisë dhe Ukrainës po shndërrohet në një sfidë madhore për NATO-n në Detin e Zi, duke i lënë të ekspozuara vendet anëtare bregdetare, si Rumania dhe Bullgaria....
Burimi:
javanews.al