Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Tensionet në rritje, BE i kërkon SpaceX të rikthejë shërbimet e plota të “Starlink” për Ukrainën!

Komisioni Evropian i ka bërë thirrje kompanisë SpaceX që të rikthejë urgjentisht shërbimet e plota të Starlink në Ukrainë, duke i cilësuar raportimet për kufizimin e shërbimeve si “thellësisht shqetësuese”. “Raportimet e fundit se Starlink ka ngadalësuar shërbimet e tij në Ukrainë janë thellësisht shqetësuese dhe në kundërshtim me mënyrën se si kompania i ka ofruar më parë këto shërbime”, tha zëdhënësi Thomas Regnier gjatë konferencës për media të mesditës. “SpaceX duhet të rikthejë urgjentisht shërbimet e plota për Ukrainën, sepse vendi ka nevojë për këtë informacion jetik për të mbajtur ushtarët të lidhur, për të mbrojtur qytetarët e tij, por edhe për të drejtuar dronët e nevojshëm për mbrojtjen e territorit”, shtoi ai. Regnier tha se lufta në Ukrainë ka dëshmuar rëndësinë e kapaciteteve...