No Image Available

Tensione te Ministria e Arsimit, studentët iu vënë flakën 4 koshave të mbeturinave

Situata pranë Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi protestuesit kanë marrë katër kosha mbeturinash nga Rruga e Durrësit dhe u kanë vënë flakën në rrugicën pranë hyrjes së institucionit, ku janë pozicionuar edhe forcat e Policisë. Sipas raportimeve nga vendngjarja, protestuesit po i drejtojnë koshat e djegur në drejtim të efektivëve, ndërsa kanë hedhur edhe gurë ndaj Policisë së Shtetit. Deri në momentin e raportimit, policia nuk ka reaguar ndaj veprimeve të protestuesve dhe nuk raportohet për përplasje të drejtpërdrejta mes palëve. Situata vijon të mbetet e tensionuar në zonën pranë Ministrisë së Arsimit.