Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërohen disa persona (VIDEO)

Tensione para Kryeministrisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë, shoqërohen disa persona (VIDEO)

FOTO NGA PERPLASJA NE PROTESTE TIRANË- Situata është ritensionuar mbrëmjen e sotme në protestën para Kryeministrisë, ku janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Pas marshimit në disa rrugë të Tiranës protestuesit janë rikthyer para godinës së Kryeministrisë. Tensionet nisën kur policia ndërhyri për të spostuar turmën drejt trotuarit me qëllim lirimin e bulevardit 'Dëshmorët e Kombit' për qarkullimin e automjeteve. Gjatë përplasjeve efektivët kanë shoqëruar disa pjesëmarrës në protestë./ZËRI