Tensione në protestë/ Policia nuk arrin shpërndarjen e numrit të lartë të protestuesve
Protesta në Tiranë vijon mes tensioneve, ndërsa grupi më i madh i pjesëmarrësve është përqendruar në lulishten e sheshit “Skënderbej”. Pavarësisht lëvizjeve të protestuesve në disa zona të kryeqytetit dhe përplasjeve të shënuara më herët pranë Ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrisë, një pjesë e konsiderueshme e tyre vijon të qëndrojë në këtë hapësirë publike. Situata në zonën e sheshit mbetet e tensionuar, ndërsa protesta vazhdon në një ditë të shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Burimi:
ntv.al