Tensione enë sallën e Kuvendit, Garda i afrohet foltores, deputetët e opozitës në këmbë
Tensionet sot nuk janë shënuar vetëm jashtë Parlamentit, por edhe në seancën plenare. Ndërsa kreu i Kuvendit Niko Peleshi iu drejtua deputetëve duke i thënë që të bëhen gati për të kaluar në votim, deputeti i “Mundësia”, Erald Kapri, dhe kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi, u ngritën nga karriget dhe shkuan pranë foltores duke debatuar me Peleshin. Ata ishin kundër ndryshimit të rendit të ditës, ndërsa menjëherë ka ndërhyrë Garda, por situata është qetësuar shpejt.
Burimi:
javanews.al