Tension në Durrës, qytetarët protestojnë kundër projektit TID
Banorët e prekur nga projekti TID në Durrës kanë protestuar sërish këtë paradite para godinës së Bashkisë, në një kohë kur Këshilli Bashkiak po zhvillonte mbledhjen e radhës. Protestuesit kërkojnë ndalimin e projektit dhe më shumë transparencë nga institucionet për procedurat e ndjekura, veçanërisht sa i takon pronave dhe banesave që preken nga ndërhyrja. Situata u tensionua gjatë zhvillimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, teksa qytetarët hodhën vezë në drejtim të godinës së Bashkisë. Në duar mbanin pankarta me mesazhe kundërshtuese ndaj projektit dhe kërkesa drejtuar institucioneve. “Mos e prek Durrësin!”, “Mos shto veprat penale!”, “S’na keni informuar, ju gënjeni” dhe “Bashki, po na hidhni nga banesat tona në rrugë” ishin disa prej mesazheve të shfaqura gjatë protestës. Banorët bëjnë me dije se rreth tre...
Burimi:
kohajone.com