TENIS/ Laver Cup 2026, Alcaraz dhe Zverev udhëheqin Europën
Edicioni i nëntë i “Laver Cup” zhvillohet për herë të dytë në “O2 Arena” të Londrës, nga data 25 deri më 27 shtator. Katër vite më parë, kryeqyteti britanik ishte dëshmitar i lamtumirës zyrtare të Roger Federer nga tenisi, në një ndeshje dyshe historike së bashku me Rafael Nadal. Dyshja legjendare humbi përballë amerikanëve Jack Sock dhe Frances Tiafoe. Në ekipin e Europës atëherë ishin të pranishëm të katër anëtarët e “Big Four”. Asnjëri prej tyre nuk është rikthyer më në turneun që tashmë ka status zyrtar në kalendarin profesional të ATP-së. Edhe pse nuk shpërndahen pikë për renditjen, fitoret dhe humbjet regjistrohen në statistikat e lojtarëve. Që nga edicioni i parë në vitin 2017, në Pragë, “Laver Cup” përball ekipin e Europës me gjashtë...
Burimi:
gijotina.com