Tenderi 12 mln euro i ARRSH-së/ SPAK nis hetimet për dyshime për dokumente false dhe korrupsion
SPAK ka nisur hetimet për një tender me vlerë rreth 12 milionë euro të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ku në qendër të verifikimeve raportohet se janë kreu i institucionit, Ami Kozeli, dhe biznesmeni Besnik Bami. Hetimi lidhet me dyshime për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa në fokus është kontrata për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare, Loti B. Sipas raportimeve, kompania Bami sh.p.k., e cila rezulton fituese e tenderit, kishte deklaruar në dokumentacionin e saj se dispononte 11 borëpastruese, një kriter i detyrueshëm për pjesëmarrjen në garë. Megjithatë, dokumente të cituara në raportim ngrenë dyshime mbi vlefshmërinë e disa prej mjeteve të deklaruara. Një prej tyre, me targë AA981TJ, raportohet se rezulton e çregjistruar që prej tetorit 2024, ndërsa disa mjete...
Burimi:
gijotina.com