Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Dorjan Teliti, ka deklaruar se nëse PD vjen në pushtet, do të shkurtojë vendet e punës në administratën publike, duke larguar punonjësit që, sipas tij, janë shtuar kot. I ftuar në emisionin “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN, Teliti iu përgjigj ekspertit Gerti Shella lidhur me mënyrën se si opozita planifikon të veprojë me administratën publike, nëse vjen në pushtet. Ai tha se nuk do të largohen punonjësit që kryejnë detyrën e tyre, pavarësisht bindjeve politike, por ata që, sipas tij, paguhen pa kryer asnjë funksion. Teliti solli në vëmendje shifrat e administratës në vitin 2013 dhe ato aktuale, duke argumentuar se numri i punonjësve është rritur, pavarësisht rënies së popullsisë dhe digjitalizimit të shërbimeve. “Më the çfarë do...