Telefonata me Putin, kryeministrja e Danimarkës kritikon homologët nordikë: Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë që të arrijnë!

Telefonata me Putin, kryeministrja e Danimarkës kritikon homologët nordikë: Nuk e kuptoj çfarë shpresojnë që të arrijnë!

Udhëheqësit e Finlandës dhe Norvegjisë telefonuan Presidentit rus Vladimir Putin të martën, duke i bërë thirrje që t’i japë fund luftës në Ukrainë. Veprimi i tyre u kritikua nga kryeministrja daneze, Mette Frederiksen, e cila në një reagim për mediat vendase shprehu hapur skepticizmin e saj. “Jam shumë skeptike ndaj kësaj nisme të pavarur nga Norvegjia dhe Finlanda. Nuk u koordinua me pjesën tjetër të nesh. Vërtet nuk e kuptoj se çfarë mendojnë këto dy vende se mund të arrijnë në këtë mënyrë”, tha Frederiksen për TV 2 të Danimarkës. Siç shkruan Reuters, telefonata e Presidentit finlandez Alexander Stubb dhe Kryeministrit norvegjez Jonas Gahr Støre ishte një përpjekje për të ndikuar procesin diplomatik në një kohë kur Presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar qëndrimin në...