Sulmi kibernetik ndaj Parlamentit, eksperti: Hakerat kishin ditë brenda sistemit
Institucionet më të larta të vendit janë sërish në shënjestër të hakerave të huaj. Kësaj here ishte sistemi i brendshëm i Kuvendit të Shqipërisë i cili është përballur me një sulm kibernetik, sulm i cili është marrë përsipër grupi “Homeland Justice”, që besohet se kontrollohet nga iranianët. Në faqen e tij në Telegram,“Homeland Justice” ka shpërndarë një fotografi ku duken emailet e disa deputetëve të Kuvendit.Madje sipas tyre është marrë e gjithë korrespondeca e Parlamentit. Ekspert i IT, Tomi Kallanxhi shprehet se sulmi nuk ka ndodhur brenda një dite, por është paraprirë nga një infiltrimi disa-ditor në sistem. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, ai tha se nga materialet e publikuara nga...
Burimi:
javanews.al