Google lançon Gemini 3 Flash, kokë më kokë me GPT-5.2

Google lançon Gemini 3 Flash, kokë më kokë me GPT-5.2

Një muaj pasi debutoi Gemini 3 Pro në Nëntor, Google ka filluar lançimin e versionit më efikas Gemini 3 Flash për modelin e saj më të fundit AI. Sipas kompanisë sistemi i ri ofron performancë dhe arsyetim të nivelit “pro” me kosto shumë më të ulët duke e bërë ideal për përdorim ditor. Gjatë testimeve sistemi performoi dukshëm më mirë sesa modelet e gjeneratave të kaluara përfshirë Gemini 2.5 Pro. Në testimet e Google, Gemini 3 Flash ishte po aq i fuqishëm në mos më i avancuar sesa GPT-5.2, modeli që OpenAI nxitoi ta lançonte në përgjigje të Gemini 3 Pro. Në testimin Last Exam, Gemini 3 Flash dha një rezultat më të dobët sesa GPT-5.2 në kushtet kur asnjëri nuk kishte qasje në mjetet...