Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Gatishmëria e qeverive për IA-në, Shqipëria e 81-ta në botë
Shqipëria renditet në vendin e 81-të në botë për gatishmërinë ndaj inteligjencës artificiale, sipas Government AI Readiness Index të publikuar nga Oxford Insights, me rezultate relativisht të mira në përdorimin e IA-së në sektorin publik, por me mangësi të theksuara në politika dhe zhvillim teknologjik. Ndërsa vendet e tjera të Europës Lindore kanë kaluar në fazën e strategjive të miratuara dhe masave konkrete, Shqipëria mbetet ende në një fazë ndërtimi të kornizës së saj për inteligjencën artificiale. Sipas gjashtë indikatorëve, vlerësimi më i lartë i vendit lidhet me përdorimin e IA-së në sektorin publik, ku Shqipëria arrin 68.95 pikë, një tregues i nivelit relativisht të avancuar të adoptimit të zgjidhjeve dixhitale dhe inteligjente në administratën publike. Po ashtu, qeverisja vlerësohet me 51.67 pikë, duke reflektuar ekzistencën e strukturave...