Teherani hedh benzinë mbi krizë: Përgjigja do të jetë e shpejtë, e rëndë dhe më e dhimbshme
Përplasja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara duket se po hyn në një fazë edhe më të rrezikshme. Një ditë pas sulmeve amerikane ndaj tankerëve iranianë në Gjirin Persik, kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Uashingtonit. Sipas tij, SHBA-ja duhet të kuptojë se “rregullat e lojës” në përballjen me Iranin kanë ndryshuar dhe se çdo sulm i ri ndaj interesave apo sigurisë iraniane do të marrë një përgjigje shumë më të ashpër. Ghalibaf paralajmëroi se reagimi i ardhshëm i Iranit do të jetë “më i shpejtë, më i rëndë dhe më i dhimbshëm”, duke sinjalizuar se Teherani nuk synon të mbetet vetëm në nivelin e deklaratave politike. Në të njëjtën kohë, Garda Revolucionare iraniane njoftoi se...
Burimi:
ntv.al