Tedi Blushi i drejtohet Ramës: “Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët!”

Tedi Blushi i drejtohet Ramës: “Shporrja, dhe vetëm shporrja, është e vetmja zgjidhje që duhet ta marrin në dorë shqiptarët!”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas video-mesazhit të kryeministrit Edi Rama, duke kundërshtuar deklaratën e tij se nuk ekziston asnjë vendim apo firmë që e implikon në shkelje të ligjit. Blushi ngre dy çështje që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me firmat e kryeministrit, duke përmendur bonusin e dhënë për kompaninë “Integrated Energy BV” dhe procedurën për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. “Edi Rama vërtetoi sot jo vetëm kartelën e tij klinike, por edhe papërgjegjshmërinë e një kleptomani dhe arrogancën e një banditi, që drejton me gjakftohtësi organizatën kriminale, që ka marrë peng të gjithë shtetin”, shkruan Blushi. Sipas tij, më 7 dhjetor 2016, Rama ka firmosur dhënien e një bonusi prej 8% të pikëve për kompaninë “Integrated Energy BV”...