“Të vijojë lufta ndaj korrupsionit!”- Nga komandant i NATO-s, në ambasador në Tiranë! Media në SHBA: Si e gjen diplomati Eric Wendt Shqipërinë
Media amerikane Contra Costa Herald ka publikuar një profil të ambasadorit të ri të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, gjeneral-lejtnantit në pension Eric P. Wendt, i cili është konfirmuar nga Senati amerikan për këtë detyrë. Sipas medias amerikane, Wendt u nominua nga presidenti Donald Trump më 13 prill 2026 për postin e ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri. Senati e konfirmoi emërimin më 7 gusht, ndërsa ai bëri betimin për detyrën më 19 gusht. Wendt pritet të marrë detyrën në Tiranë pasi të paraqesë kredencialet te Presidenti i Republikës, Bajram Begaj. Deri në publikimin e shkrimit, ambasada amerikane në Tiranë nuk kishte konfirmuar mbërritjen e tij në Shqipëri. Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Ambasada e SHBA-së në Tiranë e përshëndeti konfirmimin e...
Burimi:
javanews.al