“Të varura nga taksa e ndërtimit”/ Bashkitë financojnë vetëm gjysmën e shpenzimeve, FMN kërkon reformë
Bashkitë shqiptare vazhdojnë të mbështeten në masë të konsiderueshme te financimet e qeverisë qendrore, ndërsa të ardhurat që sigurojnë vetë mbulojnë vetëm rreth gjysmën e shpenzimeve vendore. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkon një reformë të sistemit të financimit të pushtetit vendor, duke paralajmëruar se struktura aktuale kufizon autonominë financiare dhe qëndrueshmërinë e 61 bashkive të vendit. Në një raport të asistencës teknike, të publikuar më 9 tetor, FMN-ja vëren se decentralizimi fiskal në Shqipëri ka mbetur pas reformave administrative dhe zgjerimit të përgjegjësive të pushtetit vendor. Megjithëse pesha e të ardhurave vendore në të ardhurat totale publike është rritur nga 9% në 14% gjatë dekadës së fundit, burimet financiare të bashkive mbeten të fragmentuara, të shpërndara në mënyrë të pabarabartë dhe të varura nga instrumente...
Burimi:
gijotina.com