‘Të ulemi në tryezë’, Rama fton gjyqatarët të bisedojnë për ligjin e ri të pagave: Nëse kemi mosdakordësi, na takon neve…
Edi Rama TIRANË-Pas miratimit në Kuvend pas mesnate të draftit të PS për pagat e magjistratëve, që parashikon rritjen e pagës referuese me rreth 8,500 lekë, kryeministri Edi Rama u ka bërë ftesë përfaqësuesve të pushtetit gjyqësor që të marrin pjesë në një tryezë të përbashkët diskutimi. Me anë të një postimi në platformën X, Rama njofton se në fokus të diskutimit do të jetë ligji i ri për piramidën e pagave në drejtësi, të cilin e paralajmëroi në Kuvend gjatë seancës plenare. Kreu i qeverisë nga Parlamenti njoftoi se qeveria ka nisur punën për hartimin e një ligji të ri për ribalancimin e piramidës së pagave, për të cilin kanë filluar edhe kontaktet me Këshillin e Europës dhe Komisionin Europian për Eficiencën e Drejtësisë. Rama tha...
Burimi:
zeri.ai