Të shtëna në një lokal në Durrës/ Një person dërgohet në spital
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në ambientet e një lokali në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Nga të shtënat raportohet se ka mbetur i plagosur një person, i cili është transportuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e Spitalit të Durrësit. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur verifikimet për të zbardhur rrethanat e incidentit. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me autorin apo motivin e të shtënave. Hetimet për ngjarjen vijojnë.
Burimi:
ntv.al