Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e kaluar në lagjen nr. 6 në Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy personave. Nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar, ndërsa autori i dyshuar është shpallur në kërkim nga policia. Sipas njoftimit zyrtar, konflikti ka ndodhur rreth orës 22:45, mes shtetasve me inicialet Gj. P. dhe H. Ll. Gjatë përplasjes, dyshohet se H. Ll. ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, duke nisur kontrollet për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe për të dokumentuar ngjarjen.