Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Të shtëna me armë në një party në Zvicër, një i vdekur dhe 5 të plagosur

Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një party rave në qytetin e Aaraut, në veri të Zvicrës. Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, rreth orës 03:00, në hipodromin e Schachenit, ku po zhvillohej një aktivitet muzikor. Policia Kantonale e Aargaut njoftoi se një person ka ndërruar jetë, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Sipas autoriteteve, mes të plagosurve ka edhe persona në gjendje të rëndë shëndetësore. Deri tani, rrethanat e plota të ngjarjes mbeten të paqarta. Nuk dihet ende se kush ka qëlluar me armë dhe cili ka qenë motivi i sulmit. Gazeta zvicerane “Blick” raporton se në një video të regjistruar pranë vendit të ngjarjes dëgjohen rreth...