Të shtëna me armë në Laprakë, plagosen dy persona
Ngjarja është raportuar pak minuta më parë, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në përdorimin e armës. Të plagosurit janë dërguar për ndihmë mjekësore. Njëri prej tyre ka marrë plagë në këmbë, ndërsa sipas informacioneve paraprake, të dy ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e personit apo personave të përfshirë.
Burimi:
gijotina.com