Të shtëna me armë gjatë mesnatës në ‘Ali Dem’, policia rrethon loklain në zonë

Të shtëna me armë gjatë mesnatës në ‘Ali Dem’, policia rrethon loklain në zonë

foto ilustruese TIRANË-Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë mesnatës në Tiranë. Raportohet se në sallën operative ka patur një telefonatë për të shtëna në zonën e Ali Demit. Pas njoftimit efektivët zbarkuan në një lokal në zonë, por mësohet se nuk ka persona të plagosur dhe as gëzhoja nuk janë gjetur. Dyshimet e para janë se mund të jetë qëlluar në ajër. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa një njoftim zyrtar pritet nga autoritetet.