“Të shijojmë fitoren dhe të mendojmë për Bjellorusinë”, Maran: Kjo është Shqipëria që dua, vazhdojmë me këtë hap

“Të shijojmë fitoren dhe të mendojmë për Bjellorusinë”, Maran: Kjo është Shqipëria që dua, vazhdojmë me këtë hap

Trajneri i kombëtares, Maran doli në konferencë, pas fitores 2-0 ndaj Finlandës. “Duhet ta shijojmë fitoren tani pas ndeshjes, nesër do të fokusohemi te Bjellorusia. Jam i lumtur sepse kemi kënaqur tifozët që u gëzuan për ne. Jam i lumtur jo vetëm për rezultatin, por edhe për lojën. Në momentet që jemi duke mbrojtur, duhet të përdorim karakteristikat, që të jemi efikase. Duhet t’i përshtatemi edhe karakteristikave të kundërshtarit. Nuk është vetëm Pilo, por edhe lojtarët e tjerë që kanë bërë mirë. Po ashtu Hysaj në krahun tjetër, apo edhe Mitaj që po bën një rol që nuk e ka bërë më parë. Lojtarë të ndryshëm, kanë bërë paraqitje shumë të mira. Ne nuk duhet të ulim ritmin. Duhet të vëmë gjithmonë në vështirësi kundërshtarin....