“Të shfuqizohet sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020”- Bylykbashi propozon ndryshime rrënjësore kushtetuese: Kryetarët e partive të kenë mandate të kufizuara!
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, shprehet përmes një statusi në rrjetet sociale se duhet transformim rrënjësor kushtetues, institucional dhe politik në Shqipëri, duke theksuar se largimi i qeverisë nuk mjafton për të ndryshuar mënyrën se si funksionon shteti. “Protestat e studentëve po shpërthejnë digën e fundit të tranzicionit, që rrjedhën e lirë të demokracisë e ka kthyer në kënetën e autokracisë. Regjimi dhe sistemi antikushtetues i Edi Ramës duhet të rrëzohet patjetër! Por nuk mjafton të ndryshojë qeveria. Duhet të ndryshojë sistemi kushtetues, ligjor, institucional, por edhe realiteti politik që lejon përqendrimin e pushtetit në duart e një njeriu, dobësimin e institucioneve dhe vënien e shtetit në shërbim të partisë në pushtet. Shqipërisë i duhet një transformim kushtetues, institucional dhe politik që të ndryshojë...
Burimi:
javanews.al