Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

Të riut në Sarandë i gjenden 21 emigrantë në furgon, arrestohet nga policia. Merrte 2800 euro për person për të shkuar në Itali

Një 35-vjeçar banues në Itali është arrestuar gjatë natës në Sarandë, pasi u kap duke transportuar me furgon 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, të cilët dyshohet se kishin hyrë ilegalisht në Shqipëri përmes kufirit me Greqinë. 35-vjeçari me inicialet A. Z. u ndalua nga Policia Kufitare në afërsi të fshatit Shkallë, gjatë operacionit të koduar “Tranzit 2”. Sipas hetimeve, destinacioni final i emigrantëve dyshohet se ishte Italia, ndërsa pagesa për transportin ishte 2800 euro për secilin prej tyre. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve shtetërorë, organizuan dhe finalizuan një tjetër operacion policor, të koduar “Tranzit 2”. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë...