Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve, punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet!

Të rinjtë u lënë vendin të moshuarve, punësimi i pensionistëve dyfishohet në tre vjet!

Numri i personave mbi 64 vjeç që vijojnë të jenë të punësuar po rritet me ritme të shpejta, në një kohë kur të rinjtë po përballem me rritje të papunësisë dhe rënie të punësimit. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2026, numri i të punësuarve mbi 64 vjeç arriti në rreth 145 mijë persona. Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur ishin 131.2 mijë të punësuar, numri është rritur me rreth 13.7 mijë persona, ose 10.5%. Rritja ishte edhe më e fortë në tremujorin e parë të vitit. Në janar-mars 2026 në tregun e punës kishte 140.7 mijë të punësuar mbi 64 vjeç, me rritje prej 14.4% në krahasim me të njëjtën periudhë...