“Të rinjtë na përmirësojnë”, Gjimshiti: Kjo Kombëtare nuk ka limite

“Të rinjtë na përmirësojnë”, Gjimshiti: Kjo Kombëtare nuk ka limite

Shqipëria ka luajtur sot ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë janë përballur me Bjellorusinë në transfertë në një sfidë që do të përcaktonte edhe vendin e parë në grup. Ekipi ynë kombëtar ka fituar me shifrat 0-2 falë golave të Manajt dhe Hysajt. Kjo fitore ka bërë që kuqezinjtë ta përfundojnë kompeticionin në krye të grupit. Pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët dhe trajneri kanë dhënë intervistat e tyre për “TV Klan”. Gjimshiti: “Baza eksiston. Tashmë prej një kohe të gjatë shumë prej çunave jemi bashkë në këtë Kombëtare. Ata të rinj që vijnë na përmirësojnë si ekip dhe si Kombëtare. Nuk ka limite. Të përmirësohemi dhe të shikojmë përpara. Shehu: “Jam shumë i lumtur që performova mirë. Kemi potencialin dhe kualitetin e duhur...